Çfarë është generative AI?
Generative AI është softuer që prodhon content të ri nga një prompt, një udhëzim i shkruar. Mund të shkruajë tekste, të krijojë imazhe, të animojë foto, të gjenerojë zëra dhe të ndihmojë me editimin.
Pse ka rëndësi
I bën disa hapa të prodhimit shumë më të shpejtë dhe më të lirë, nga idetë e para dhe storyboard-et deri te vizualet që përndryshe do të kërkonin një xhirim të madh. I përdorur mirë, liron kohë për pjesët e punës që kanë nevojë për njerëz.
Si e përdorim
- Për shpejtësi, jo për ide. Ideja dhe drejtimi vijnë nga njerëzit. AI ndihmon t’i realizojmë.
- Produktet reale mbeten reale. Produktet, screenshot-et dhe ndërtesat e klientëve nuk rivizatohen kurrë nga një gjenerator.
- Gjithçka kontrollohet. Duart, teksti, logot dhe detajet rishikohen para se të publikohet çdo gjë.
- Të etiketuara kur kërkohet. Ndjekim rregullat e çdo platforme për shënimin e contentit me AI.
Tabloja e plotë
AI e bën punën mesatare të lirë. Kjo e bën shijen, strategjinë dhe mjeshtërinë të vlejnë më shumë, jo më pak.