Diellon: 31K+ ndjekës, 400+ leads dhe 40+ prona të shitura

Marketing i plotë i një prej kompanive të ndërtimit më prestigjioze të Tiranës: tetë muaj content, reklama dhe një plan i qartë.

ContentRritjeKonsulencë

31K+

ndjekës të rinj në
faqen e Diellon

500K+

reach në
muajin më të mirë

400+

leads nga
fushatat

40+

prona të shitura

Klienti
Diellon
Industria
Ndërtim
Shërbimet
Marketing i plotë
Timelapse
Maj deri në dhjetor 2025

Përmbledhje e shkurtër

Diellon është një kompani ndërtimi rezidencial, pjesë e ASR Invest, e njohur për ndërtimin e komplekseve me cilësi të lartë si Diellon Residence, Diellon, Diellon Apartments dhe Diellon Tower. Nga maji deri në dhjetor 2025, Box3 ishte i gjithë ekipi i tij i marketingut: shkruam planin, bëmë contentin, e postuam dhe drejtuam reklamat. Faqja fitoi 31K+ ndjekës dhe arriti më shumë se 500K llogari në muajin më të mirë. Fushatat sollën 400+ leads dhe u shitën 40+ prona.

Qëllimi

Qëllimi kryesor i Diellon ishte të gjeneronte më tepër leads, të kishte më shumë shitje dhe të rriste vizibilitetin e brandit. Puna jonë konsistonte në rritjen e ndjekësve të faqes dhe përkthimin e tyre në blerës, zhvillimin e contentit për pronat në shitje dhe krijimin e videove engaging me qëllim ngritjen e vizibilitetit të brandit.

Gjithçka në një

Të gjitha shërbimet u mundësuan nga ekipi ynë dhe strategjia ishte:

  • Plani. Studim i blerësve dhe i konkurrentëve, pastaj një plan për çdo muaj.
  • Contenti. Postera, reels, carousel, video engaging, video shitje dhe video me dron për çdo projekt dhe fushatë.
  • Postimi. Gjithçka e postuar sipas një plani, duke vendosur orarin dhe mënyrat e ndërthurjes së postimeve, duke e mbajtur faqen aktive.
  • Reklamat. Krijimi i fushatave dhe implementimi i reklamave në Meta.

Plani

Realizuam një studim të tregut konkurrues, vendosëm qëllimet dhe targetuam audiencën e duhur.

Realizuam strategjinë e postimeve dhe implementimin e ads-ave për të arritur te ndjekësit tanë. Bëmë rifreskimin e brandit dhe logos, dhe krijuam elemente të reja për prezantim.

Content

Postera, reels, carousel, video me dron, video shitje dhe video engaging për çdo projekt dhe fushatë, të gjitha të postuara sipas një orari specifik për të arritur vizibilitetin e kërkuar. Vendosja e logos dhe CTA në krijimin e çdo videoje dhe posteri, për të afruar qasjen dhe njohjen e brandit.

Reklamat dhe leads

Krijimi i fushatave dhe implementimi i reklamave në Meta. Brenda tetë muajve sollën 400+ leads për ekipin e shitjeve të Diellon.

Rezultatet

  • Ndjekësit. 31K+ ndjekës të rinj në faqe.
  • Reach. Mbi 500K llogari në muajin më të mirë.
  • Leads. 400+ kërkesa për ekipin e shitjeve.
  • Shitjet. 40+ prona të shitura.

Puna, kartë pas karte.

Tërhiqni ose bëni swipe një kartë anash për të parë tjetrën.

Poster i Diellon: nisni vitin e ri në një vilë të re
Poster i Diellon: një investim i paguar me këste, me 0% interes
Poster i Diellon: Diellon Residence
Poster i Diellon: një apartament 3+1+2 në shitje, me planimetrinë
Poster i Diellon: Diellon Tower mbi Tiranë në perëndim të diellit

Video shitjesh

Kjo ishte historia e Diellon.
Le të shkruajmë tuajën.

Shikojmë biznesin, contentin dhe reklamat tuaja, dhe ju tregojmë tri mundësitë më të mëdha që shohim.