Përmbledhje e shkurtër
Rezone Estate është një nga agjencitë imobiliare më prestigjioze në Tiranë, dhe që nga viti 2025 jemi i gjithë ekipi i saj i marketingut. Çdo muaj editojmë fotot, krijojmë postera, krijojmë video, shkruajmë caption-et, postojmë gjithçka me një orar të caktuar në Instagram, Facebook dhe TikTok, dhe drejtojmë fushatat e reklamave.
Qëllimi
Rezone Estate konsiston në shitblerjen, dhënien me qera dhe menaxhimin e pronave. Qëllimi ynë kryesor është rritja e vizibilitetit të faqes dhe ndjekësve, krijimi i contentit për ekspozimin dhe reklamimin e pronave, që njerëzit të kenë akses të lehtë për kontakt.
Gjithçka në një
Një ekip kujdeset për mbarëvajtjen e punës me një strategji:
- Fotot. Fotot e çdo prone të edituara, me kujdes edhe për detajet në to, gati për postim në feed dhe website.
- Marketing në rrjete sociale. Krijimi i posterave, video engaging, video shitje, video me dron dhe reels, për të rritur vizibilitetin e Rezone në treg.
- Postimi. Gjithçka e planifikuar dhe e postuar me një orar të caktuar, që faqja të jetë aktive.
- Reklamat. Implementimi i reklamave dhe mirëmbajtja e tyre.
- Google Analytics. Mirëmbajtja e website-it dhe përditësimi i tij.
Si punojmë
Çdo pronë kalon nëpër të njëjtin proces, nga fotot dhe posterat te videoja dhe vetë postimi, që secila të ketë të njëjtin standard. Gjithçka planifikohet dhe publikohet në grupe me nga tre, gjë që e mban rrjetin e Instagram-it të Rezone të njëtrajtshëm dhe në përputhje me brandin.
Posterat
Postera që i bëjnë njerëzit të ndalojnë. Çdo pronë që publikon Rezone duket premium, e qartë dhe padyshim Rezone, ndaj faqja e saj punon si një sallë ekspozite e hapur gjithë kohën, e ndërtuar për ta kthyer një scroll në një kërkesë.
Video
Çdo video ka vendin e vet në një funnel. Çdo video është bërë me kreativitet dhe strategji, në mënyrë që të mbajë audiencën e interesuar dhe të shënojë targetin, që ndjekësit të kthehen në blerës.
Çfarë thotë Rezone
“Puna me Box3 Creative ka qenë e rrjedhshme që nga dita e parë. Merren me rrjetet tona sociale, posterat, videot dhe fushatat e reklamave. Gjithçka duket e mprehtë dhe e qëndrueshme. Listimet tona bien në sy, agjentët tanë duken profesionalë, dhe leads vazhdojnë të vijnë. Thjesht funksionon.”
CEO dhe themelues, Rezone Estate



























